Gjatë ngritjes dhe edukimit politik e diplomatik  të anëtarëve të KAVRK-së është arritur një shkallë e lartë e sensibilizimit të të gjithë anëtarët e KAVRK-së  i cili ka përjetuar progresion të vazhdueshëm, por mungesa e literaturës në gjuhën shqipe për nevojat tona ka imponuar iden e domosdoshme për përvetësuar gjuhën angleze. Kështu ky aktivitet ka kontribuar në koncentrimin dhe angazhimin tonë për konsulidim të dijes që i kalojnë kufijtë e moshës. Në profilizimin e këtij kontigjenti të krijuar me vetiniciativ me vetëdije te të rriturit dhe me passion të fëmijut, duhet të ndihmohet dhe të përkrahet nga të gjithë ata individ dhe instuticione që mund të vlerësojnë programin e KAVRK-së dhe kapacitetet tona individuale në zhvillim.

 

Klubi i Ambasadorëve të vegjël dhe të Rinj të Kosovës organizon aktivitete të ndryshme të cilat tregojnë rëndësi të madhe për popullin e Kosovës e posaqërisht për të Vegjëlit dhe të Rinjtë e Kosovës. Në menyn AKTIVITETET janë paraqitur disa nga aktivitetet e fundit te KAVRK-së të cilat janë zhvilluar brenda vendit.

 Klubi i Ambasadorëve të Vegjël dhe të Rinj të Kosovës është i licensuar nga Ministria e Punëve të Brendëshme e Republikës së Kosovë, e njohur nga Kabineti Presidencial i Republikes së Kosovës dhe të gjitha instuticionet tjera të Republikës së Kosovës, gjithëashtu njihet edhe nga Administrat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, si dhe në vitin 2006 është shpallur klub nderi për të Rinjtë e Kosovës nga ish Sekretari i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan.

 Klubi i Ambasadorëve të Vegjël dhe të Rinj të Kosovës është themeluar enkas për të rinjtë e Kosovës. Ky klub do shërbej si forcë dhe vizion i Ri kundruall aktiviteteve të të rinjve për njohje të reja dhe praktikim të njohurive të fituara deri tani.

     Kur e themeluam KAVRK-në kishim një entuziazëm për të bërë diqka të dobishme për shoqërinë tonë. Në fillim ishte vetëm idea e organizimit të të vegjëlve dhe të të rinjëve rreth një aktiviteti që mungonte atëherë në Kosovë. Duke punuar filluam ta akceptojmë edhe më mirë këtë aktivitet. Këtë fizionomi që tani ka KAVRK-ja është rezultat i një pune kolektive. KAVRK-ja është një fidanishtë nga e cila mendojmë që instuticionet e Kosovës nesër do të mund të stolisen me ndonjë nga fidanet mjaftë dekorative të kultivuara në KAVRK. Ndër themeluesit e këtij klubi është Ylberina Softolli e cila njëkohësishtë është edhe përsoni i vetëm i autorizuar i KAVRK si dhe Ambasadorja e Parë e Re e Kosovës në Britani të Madhe.

 
 


 
Make a Free Website with Yola.