Klubi i Ambasadorëve të Vegjël dhe të Rinj të Kosovës 

  

                                                                                                     

 

                                     

        

 

       KAVRK-ja është organizatë joprofitabile e themeluar sipas definimit te dhënë në paragrafinë 2.2 të Rregullorës së UNMIK-ut numër 1999/22.    

       KAVRK-ja është themeluar me qëllim të sensibilizimit të të vegjëlve dhe të të rinjëve të Kosovës për rolin dhe rëndësinë e funksionimit të mekanizmave të OKB-së. Duke pasur parasysh pozitën politiko-juridike dhe statusin e saj në proces të pranimit në OKB si dhe zhvillimi diplomatik i vendit. Këtë mision e bënë edhe më tërheqës dhe gjithësesi edhe më të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

 

       Kurreshtja dhe dëshira për të mësuar më shumë për OKB-në dhe për misionin e Administratës së përkohshme ndërkombëtare në Kosovë,të ne, të të gjithë të vegjëlit dhe të të gjithë të rinjtë e Kosovës  është rritur këto vitet e fundit dhe me një simpati dhe mirënjohje i qasemi çdo kontakti me njerëz dhe dokumente që kanë të bejnë me OKB-në,prej të cilës presim , ne , dhe gjithashtu edhe të rriturit ,gjithë banorët e Kosovës.

Vendimin me të drejtë dhe më të merituar për këtë vend dhe për këtë popull, i cili shumë vonë përjetoj dhe njohi drejtësinë ndërkombëtare, por që deri me tani ende nuk e njohi drejtësinë e plotë të OKB-së.,te e cila i kemi mbështetur shpresat dhe i kemi falur besimin se do të respektoj të drejtën tonë të patjetërsueshme dhe këtij realiteti të krijuar do t’i jap formë plitike dhe juridike

Gjendja e përgjithshme e këtij populli dhe statusi i ketij vendi që janë nën orbiten e OKB-se kane qenë motivet kryesore dhe impulset më të forta për të na shtyrë në krijimin e Klubit të Ambasadorëve të Vegjël dhe të Rinj të Kosovës, i cili ka një historik të veprimtarisë këtu në Kosovë,por edhe motivet për formimin dhe ekzistimin e tij kanë qenë të tjera,por edhe objektivat dhe qellimet kanë qene krejt të tjera,sepse pikërisht në kohën kur është themeluar dhe ka filluar veprimtarinë një klub me emër përafërsisht të ngjajshëm,në këtë vend ushtrohej dhunë e pa parë në regjion dhe një shtypje e egër dhe çnjerëzore mbi këtë popull.Madje Kosova nuk kishte asnjë subjektivitet juridik dhe as shqiptarët asnjë status politik,perveç atij të përndjekurit,madje edhe e drejta në shkollim në gjuhën shqipe ishte e kufizuar, dhe e drejta e perdorimit të simbolit të përkatësisë sonë,flamurit kombëtar ishte i ndaluar dhe madje posedimi i tij ishte i dënueshëm.Prandaj, themelimi dhe funksionimi i tij ka qenë një stoli hipokrizie i sistemit të shtetit dhe gjithë njerëzit e rinj  vullnetmirë të asaj kohe janë të amnestuar nga çfaredo mëkati për angazhimet  e tyre dekorative.

           Tani jemi në një kohë krejtësisht tjetër,pas përpjekjeve titanike dhe të parreshtura të njerëzve që aspironin lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi,që mbas Luftës së Dytë Botërore,kur u bënë padrejtësitë e radhës mbi këtë popull dhe në këtë vend e deri të Lufta Çlirimtare  e UÇK-së e përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare dhe e ndihmuar nga arsenali ushtarak,politik dhe diplomatik i NATO-s me konseguencë të pa shembulltë.

Prej këtyre momenteve mardhënjet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare fillojnë një kapitull të ri dhe të pa përjetuar deri tani.Konsideratat dhe ndjenjat e njerëzve të këtij vendi për OKB-në dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, që kishin dhënë kontributin e tyre për të krijuar këtë gjendje, fillojnë një kultivim të ri,   i cili është bartur deri edhe te ne, që, atëherë ishim krejt të vegjël dhe veç me fuqi përceptimi dhe meditimi siperfaqesor,pa mundur te hynim në esencën e atyre zhvillimeve,të cilat edhe në atë moshë i kemi përjetuar veqanërishtë dhe  kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme në ne.

 

 

KLUBI I AMBASADORËVE TË VEGJËL DHE TË RINJ TË KOSOVËS

 

 

PYETJET E PROVIMIT TË DYTË PËR PAQE

 

 

1.     Historiku i OKB-së.

2.     Qëllimet e OKB-së.

3.     Avropa.

4.     Azia.

5.     Kozmosi.

6.     Ministritë e Kosovës.

7.     UNDP

8.     Trashëgimia Kulturore

9.     Gjuha e Folur  dhe e Shkruar.

10. Interneti.

11. Jakov Xoxa.

12. John Kenedi.

13. Arkimendi.

14. Koperniku.

15. Isak Njuton.

16. Elektronika.

17. Kosova.

18. Urbanizmi dhe Fshatarësia.

19. Feja dhe Religjioni.

20. E Drejta Ndërkombëtare Publike.

21. Antikiteti.

22. Gjergj Kastrioti- SKENDERBEU.

23. Herbariumi.

24. Gazetaria.

25. Kimia Organike.

26. Fotografia.

27. Etika dhe Estetika.

28. Optika.

29. Poezia, Proza dhe Drama Moderrne Shqiptare.

30. Kënga.

31. Fan Noli.

32. William Shekspir.

33. Albert Ajnshtajn.

34. Galile Galileu.

35. Frojdor Dostajevski.

36. Pemët dhe Perimet.

37. Gjethet-Lulja.

38. Historia si Shkencë.

39. Juridiku.

40. Jeta dhe Vdekja.

41. Psikologjia si Shkencë.

42. Vëllëzrit Frashëri.

43. Mbretëria Shqipëtare.

44. Piktura.

45. Mbretëria Britaneze.

46. Periudha si njësi gramatikore e fjalisë.

47. UNHCR

48. WHO

49. Komploti Botëror.

50. Klubi i Ambasadorëve të Vegjël dhe të Rinj të Kosovës.

 



 
Make a Free Website with Yola.